Kërkesa e Partisë Demokratike, e firmosur nga 37 deputetë, për të shfuqizuar ligjin për zonat e mbrojtura është rrëzuar këtë të enjte nga Gjykata Kushtetuese.
Ligji për zonat e mbrojtura u dërgua në Kushtetuese nga ligjvënësit demokratë më 1 nëntor të vitit të kaluar. Ai parashikon që në disa prej territoreve të klasifikuara si zona të Mbrojtura, do të mund të ndërtohen struktura akomoduese me qëllim zhvillimin e turizmit apo agroturizmit, por që opozita thotë se rrezikon betonizimin e këtyre zonave.
Në padi thuhej edhe se ligji i heq ‘mburojën’ e deritanishme “zonave të mbrojtura”, duke i hapur rrugën ndërtuesve apo oligarkëve dhe njerëzve me pushtet që të ndërtojnë vilat personale, resortet dhe investimet e tjera.
















