Gjykata e Durrësit ka lënë në fuqi masën arrest me burg për ish-drejtorin e Burgut të Durrësit, Indrit Cerloj, i arrestuar pas arratisjes së Altin Ndocit. Në arrest shtëpie u la edhe mjekja që nuk e vizitoi në qeli, por firmosi rekomandimin duke u bazuar vetëm tek fjalët e kryeinfermierit Aulon Çuko se ai kishte dhimbje të veshkave.

















