Deputetja e PS Blerina Gjylameti në Kuvend ditën e sotme, prezantoi projektbuxhetin 2025. Deputetja e PS, bëri me dije se projektbuxheti i vitit 2025, është diskutuar në komisionin e Ekonomisë dhe financave, ku u diskutua edhe lidhur me skemën e pensioneve.
Gjylamenti tha se në projektbuxhet janë shtuar shpenzimet për institucionet e drejtësisë.
‘Në komisionin për ekonominë dhe financat është diskutuar për buxhetin 2025 dhe pas miratimin në parim janë diskutuar të gjitha nenet e projektbuxhetit dhe raportet nga komisionet e tjera për dhënë mendimi dhe kanë sjell raportet përkatëse. Komisioni i ekonomisë dhe financave sikurse ishte skema e pensioneve. Në këtë dëgjesë janë analizuar sigurimi shoqëror i detyrueshëm dhe element mbi të cilët u diskutua ishte përmirësimi i skemave aktuale dhe futjen në skemë të përfitimeve suplementare. U diskutua elemnet që lidhen me 2024 për ecurinë e kryerjes së pagesave të përfituresve. Mbështetur në këto analiza u paraqitën propozimet lidhur me institucionet që duhet që të kenë rritje të buxhetit. Komisioni për ekonominë shprehu dakordësinë për propozimet. Janë shtuar shpenzimet për institucionet e drejtësisë. Në sturkturën e posaçme shtohen 200 milionë lekë shpenzime', tha ajo.


















