Gjylameti në 'Pa Protokoll': Qeveria i ka mbajtur premtimet, e vërtetojnë votat në 2017!

22 Janar 2021, 21:54

Deputetja e PS Blerina Gjylameti e ftuar në emisionin "Pa Protokoll" ka deklaruar se qeveria i ka mbajtur premtimet e bëra ndaj popullit dhe këtë sipas saj e ka vërtetuar vota e qytetarëve.

Ndërsa po diskutohet për fushatën përpara zgjedhjeve, ndonëse jemi në kohë pandemie, Gjylameti shtoi se PS e ka të përditshme angazhimin për të qenë pranë qytetarëve dhe kjo sipas saj nuk bëhet vetëm sepse jemi në fushatë.