Gonzato: SPAK sinonim i suksesit, por s’mund të flemë mbi dafina! S’duhet të jetë vetëm në luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar

19 Dhjetor 2024, 10:51 | Përditesimi: 19 Dhjetor 2024, 10:51

Në 5 vjetorin e themelimit të SPAK, ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato shprehur edhe njëherë mbështetjen e ndërkombëtarëve për reformën në drejtësi. SPAK është sinonim i suksesit në Shqipëri, tha Gonzato, ndërsa e cilësoi krijimin e SPAK-ut si një element kyç për të mundësuar hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Gonzato tha se SPAK është përballur me sfida të shumta, me kulturën e pandëshkueshmërisë dhe kulturën e ndërhyrjes së politikës në drejtësi, por thekson se po jep rezultate në mira në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Gjithsesi, Gonzato tha se ka ende punë për të bërë, duke u shprehur se nuk duhet të flemë mbi dafina, pasi rrugëtimi europian i Shqipërisë bazohet në rezultatet e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

r.k./Shqiptarja.com