Grabitësit torturuan dhe mbytën 20-vjeçaren pranë foshnjës së saj, bashkëshorti: Iu lutëm të mos na lëndonin, i treguam dhe ku ishin paratë

12 Maj 2021, 09:11 | Përditesimi i fundit: 2021-05-12 09:12:37

GREQI- Ngjarja shokuese që ndodhi ditën e djeshme në Greqi, ku një 20 vjeçare ka mbetur e vrarë, pranë krevatit të foshnjës së saj 11 muajshe, pasi është torturuar dhe mbytur nga grabitësit të cilët u futën në shtëpinë e saj me qëllim për të vjedhur, ka tronditur vendin fqinj.

Tre grabitësit “profesionist” nuk u gjendën rastësisht te shpija e çifuti grek. Përpara se ata të hynin për të grabitur, ata kishin menduar gjithçka për të mos u vunë re! Sipas hetimeve rezultoi se kamerat e sigurisë dhe alarmi i shtëpisë ishin të fikura, në mënyrë që mos të zbuloheshin fytyrat dhe veprimet e tyre.

Charalambos Anagnostopoulos, bashkëshorti i vajzës së re 20 vjeçare e cila humbi jetën në mënyrën me makabre në duart e grabitësve, teksa po dilte nga shtëpia, disa orë pas ngjarjes tragjike foli për mikrofonat e mediave.

Me lot në sy dhe me zë që i dridhej, rrëfeu se ata iu lutën grabitësve mos t’i lëndonin dhe i treguan se ku ishin parat por ata nuk i dëgjuan...Ai uroi që një gjë kaq e rëndë mos t’i ndodhi askujt.

“Ajo që ndjej unë nuk përshkruhet me fjalë. Uroj mos t’i ndodhi askujt kjo që më ndodhi mua. Uroj mos t’i ndodhi askujt tjetër kjo që më ndodhi mua. Policia po bën një punë shumë të mirë, do t’i gjejnë ata. Kjo që përjetova unë dhe familja ime, s’duhet t’i ndodhi më askujt. Ne iu lutëm të mos na preknin, i treguam se ku ishin lekët”.

Veprimet e grabitjes-torturës-vrasjes të kriminelëve janë si të dala nga një skenë filmi “horror”.