Grabitja e biznesmenit Nazmi Çangu në Fushë Krujë, arrestohet Saimir Kuçi, në kërkim autori tjetër Artan Prenga! Të dy me precedent në vjedhjen e kasafortave dhe bizneseve në vend

6 Nëntor 2021, 13:56 | Përditesimi: 6 Nëntor 2021, 13:56

Gjurmët e lënë gjatë përleshjes me Nazmi Cangun brenda në vilë me grabitësit e tij, çuan hetuesit në zbardhjen e ngjarjes së rënë ndodhur më 24 tetor 2021. Gjurmët çuan në shtëpinë e Saimir Kuçit, i cili është arrestuar dhe ndodhet në polici duke dhënë deklarimet e tij, ndërsa është shpallur në kërkim Artan Prenga i cili dyshohet se është koka e bandës së grupit të vjedhjes.

Operacioni për kapjen e grabitëseve të biznesmenit Nazmi Cangu nisi orëve të para të mëngjesit, menjëherë pasi gjykata e Krujës lëshoi urdhër arrestet. Të dy këto persona janë të njohur për policinë pasi janë më precedent penal për vjedhje, plagosje dhe trafik droge. Saimir Kuçi  është një emër i panjohur për policinë, pasi është arrestuar edhe më parë pikërisht për grabitjet dhe vjedhjen e disa kasafortave dhe bizneseve në Tiranë dhe qytetet të tjera të vendit. Kuçi ishte pjesë e grupit të vjedhjeve pasi ndaj tij dhe 4 anëtarëve të tjerë të grupit janë faktuar 11 grabitje në Tiranë, Durrës, Kavajë, Laç, Lezhë dhe Berat nën kërcënimin e armëve gjatë viteve 2017-2018, ku mendohet se ka grabitur një shumë deri në 650 milion lekë.

r.k./Shqiptarja.com