Grabitja me armë në bankë, flasin për Report Tv dy policët që neutralizuan autorin: Situatë e rrezikshme, kishte qytetarë

13 Shkurt, 11:44 | Përditesimi: 13 Shkurt, 11:44

Efektivët Eduart Saliko dhe Ermal Çeka rrëfejnë për Report Tv si neutralizuan autorin me kallash që grabiti një bankë në Tiranë.

Ermal Çeka: Kur zbrita nga furgoni pashë dikë me rroba të zeza që mbante diçka në duar, nuk e pashë në momentin e parë derisa qytetari më njoftoi se është më kallash, aty direkt nxora armën. Kur i afrova, zotëri ishte tek dera duke tentuar të dalë, atyre bëra thirrjen ndal policia, ule armën. Personi në fjalë u duk pak i trembur dhe nuk bëri rezistencë, thjesht u dorëzua direkt dhe kolegu e prangosi.

Eduart Saliko: Ishte momentale. Po të emocionohesh, të rrëmben emocioni dhe nuk rakordon dot veprimet. Rrezikonim në çdo rast. Nuk e di kë ke përballë, ai ka arritur të bëjë veprim të tillë, munda të reagojë edhe me veprime të tjera.

I.M/Shqiptarja.com