Grabitje në Yzberisht/ Momenti kur autori i maskuar futet në market dhe merr paratë në kasë! Kërcënoi me thikë punonjësen

8 Janar, 14:46 | Përditesimi: 8 Janar, 14:46

Një grabitje ka ndodhur në një market në zonën e Yzberishtit në kryeqytet. Një person i maskuar ka kërcënuar me thikë punonjësen e kasës dhe ka marrë një shumë parash, që mendohet të jetë 90 mijë lekë, shumë e cila pritet të verifikohet.

A.A/Shqiptarja.com