Greqia ligj lufte me Shqipërinë, Idrizi prezanton pr.deklaratën: Absurd, me Italinë e ka hequr! Ngjan me ato minat e fshehura që mund të shpërthejnë

18 Korrik, 12:06 | Përditesimi i fundit: 2024-07-18 14:54:13

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ka prezantuar në kuvend pr.deklaratën përmes së cilës kërkojnë nga qeveria që të bëjnë çdo përpjekje me Greqinë për heqjen e ligjit të luftës që ka në fuqi me Shqipërinë. Nga foltorja e Kuvendit, Idrizi sqaroi se përse duhet hequr ky ligj, ndërsa theksoi se Greqia e ka hequr ligjin e luftës me Italinë, por ndërkohë me vendin tonë e mban ende në fuqi.

    No videos found.