'Greqia nën presionin e BE-së për bllokadën ndaj Shqipërisë', Kathimerini: Jo vetëm Scholz, edhe presidenca spanjolle e acaruar me Athinën

29 Nëntor 2023, 14:09

Konsultimet intensive diplomatike po zhvillohen me Greqinë me qëllim që të pranojë të dërgojë një letër në emër të Këshillit Evropian në Tiranë, në mënyrë që Shqipëria të hapë negociatat me BE-në për tre grup-kapitujt e parë, shkruan media greke. Diskutimi përkatës pritet të zhvillohet në takimin e përfaqësuesve të përhershëm në BE (Coreper) që mbahet sot.