Grida Duma në 'Pa protokoll': Basha lider me cilësi perëndimore, do sjellë zhvillimin!

12 Mars 2021, 23:28

Kandidatja e PD për Tiranë, Grida Duma e ka cilësuar kryedemokratin Lulzim Basha si politikanin më perëndimor dhe racional që ka Shqipëria. Në një intervistë për emisionin "Pa Protokoll", Duma tha se Berisha arriti të ndërtonte një PD të balancuar duke bërë të gjitha shtresat bashkë që shërbeu edhe si shkollë për të tjetër, ndërsa Bashën e cilëson si lider racional dhe me vlera perëndimore që për të do të sjell zhvillimin e vendit.

"Unë mendoj padyshim doktor Berisha është ai që është për të gjithë ne, mënyra se si e ka ndërtuar PD deri në kryesimin nga Basha është një lloj shkolle politike. Këto janë njerëz që bëhen vetë pasi intuita e tij e lindur për të bashkuar bashkë disa shtresa që nuk bëheshin bashkë është një lloj shkolle, trashëgimia e tij e plotë është mënyra se si i ka balancuar. Basha ka avantazhin për të qenë shumë racional, tipologjia perëndimore e kryesimit. Nuk kam parë një etik protestante të tillë, nëse nuk e kemi me dokumente plotësisht ne nuk flasim për këtë fakt dhe kjo vlerë e Bashës do të sjellë shumë zhvillim Shqipërisë", tha Duma.

Duma foli edhe për lista ku tha se ajo do të preferonte që kandidatë të përfaqësoheshin me emra dhe jo numër në mënyrë që të secili të mbajë përgjegjësinë e tij dhe të mos ketë ngatërresa për votuesin.