Grida Duma te ‘5 pyetjet’: Sektori i Energjisë i dështuar! Në vend që të mbushte buxhetin, po fut shtetin në borxhe

11 Tetor 2021, 22:34

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma e konsideron sektorin e energjisë të dështuar dhe se ka nevojë për një reformë të thellë që në të ardhmen të mos ketë keqmenaxhim që të sjellin situata të tilla. Në intervistën e dhënë për “5 pyetjet nga Babaramo” për Report Tv, Duma tha se sot qeveria bleu energjinë me çmime marramendëse, në një kohë që mund të kishte menaxhuar më mirë rezervat hidrike.

Për Grida Dumën në një kohë që energjia duhet të ishte kontribuuese në buxhetin e  shtetit, pasi është një nga sektorët më prodhues të Shqipërisë, në fakt po gërryen buxhetin duke marrë nga ai.