Grisën dhe dogjën 4 flamuj serb gjatë protestës së Berishës, Gjykata cakton 'detyrim paraqitje' për dy të arrestuarit! Vokshi: Arrestimet ishin të paligjshme! Protestat s'do ndalen

23 Dhjetor 2021, 12:43 | Përditesimi: 23 Dhjetor 2021, 16:51

Detyrim paraqitje ka caktuar sot Gjykata e Tiranës për Astrit Carën dhe Besnik Balanin, dy personat e arrestuar gjatë protestës së Berishës, pasi grisën e dogjën 4 flamuj serb.

E pranishme në seancë në mbështetje të tyre ishte edhe Albana Vokshi, e cila tha jashtë Gjykatës se arrestimi i tyre ishte i paligjshëm, ndërsa paralajmëroi vijimin e protestave.

KT/Shqiptarja.com