Grup pune për ligjet që kërkojnë shumicë votash, Bardhi thirrje grupit Basha: Sillni emrin për një anëtar! Ja pse s’kanë vend në komisionet hetimore

20 Mars, 14:35

Gazment Bardhi i bën thirrje grupit Basha që nëse e duan një vend në grupin e punës që do ngrihet për ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar të paraqesin emrin pranë strukturave të Rithemelimit. Bardhi tha për gazetaren e Report Tv, Danjela Maloku se ka propozuar që një vend të jetë për grupin Basha.

Ndërkohë, pyetjes së përse nuk i kanë dhënë vend grupit Basha në dy komisionet hetimore që do ngrihen, Bardhi tha se anëtarët janë zgjedhur nga lista e deputetëve që kanë kërkuar ngritjen e komisioneve hetimore.