Italia e mbështet Shqipërinë për anëtarësimin në BE dhe shpreson që kjo të ndodhë brenda vitit 2023. Një grup deputetësh italianë të forcave të ndryshmë politike, zhvilluan gjatë dy ditëve takime më disa zyrtarë të lartë të vendit tonë ku shprehën mbështetjen e vazhdueshme të Italisë.
Së pari sipas grupit të deputetëve nga Komisioni për Politikat e Bashkimit Evropian të Dhomës së Deputetëve në Itali, Shqipëria duhet dalëngaldalë të angazhohet me debatet e brendshme europiane që po zhvillohen aktualisht.