Hajdari: Garanci për listat e hapura ndaj votojmë “5 qershorin”, Basha të reflektojë

23 Korrik 2020, 09:25

Emisioni Repolitix në pjesën e parë trajtoi reformën zgjedhore dhe debatin për listat e hapura . E ftuar në studio Rudina Hajdari, deputete e grupit Demokrat e cila tha se marrëveshja me PS ishte një garanci për të hapur listat dhe sigurimin e 84 votave për miratimin e marrëveshjes së 5 qershorit. Hajdari i bëri sërish thirrje Bashës duke thënë se është ende në kohë për t'u ulur në tryezën politike për ndryshimet kushtetuese dhe të mos mbajë peng opozitën duke u futur në histori si partia që nuk do ndryshimin. Në pjesën e dytë u trajtua tema e Covid-19 ku i ftuar ishte epidemiologu Dritan Ulqinaku nëndrejtor I ISHP-së dhe në lidhje skype nga Madridi Prof.Kita Sallabanda dhe Prof.Ass Ailda Nika nga Chicago e SHBA-së