Hajdutët i hyjnë në shtëpi dhe DHUNOJNË brutalisht çiftin e të moshuarve! I vjedhin dhe 200 mijë...

15 Shtator, 14:55 | Përditesimi: 15 Shtator, 20:05

Paraprak/Rreth orës 01:00, në fshatin “Lefter Talo”, Finiq, dy shtetas të paidentifikuar kanë hyrë me forcë dhe kanë vjedhur një shumë parash, në banesën e shtetasit S. K., 78 vjeç. Autorët dyshohet se gjatë kryerjes së vjedhjes kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit S. K. dhe bashkëshortes së tij, Dh. K., 79 vjeçe. Grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

I.M/Shqiptarja.com