Hajnaj: Duhet qasje gjithëpërfshirëse ndaj korrupsionit, BKH një nga sukseset e reformës në drejtësi

2 Dhjetor, 17:05

Drejtuesja e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj tha sot se korrupsioni është një fenomen që nuk luftohet i copëzuar, por me një qasje gjithëpërfshirëse.

E pranishme në mbledhjen e Komisionit të Monitorimit të Këshillit të Evropës, e cila për herë të parë zhvillohet në Tiranë, Hajnaj tha se korrupsion dëmton cilësinë e jetës së qytetarëve të një vendi. Ajo tha se ky fenomen duhet luftuar përmes një qasjeje gjithëpërfshirëse, të përditshme dhe me bashkëpunimin me institucionet brenda e jashtë vendit.

“Korrupsioni godet sundimin e ligjit dhe dëmton cilësinë e jetës së qytetarëve, shkatërron shoqërinë dhe çon drejt fenomeneve të rrezikshme, prandaj ne duhet ta ndalim. Jemi të përkushtuar për të ndërtuar një shtet ligjor, që trajton të gjithë qytetarët si të barabartë përpara ligjit. Askush nuk mund të jetë mbi ligjin dhe vullneti ynë për të ndërtuar shtetin e së drejtës është realitet”, tha Hajnaj.

    No videos found.