Hakmarrja që për pak i kushtoi jetën të riut në Lezhë, i afërmi i Ardian Nikulajt zhduket pas breshërisë së plumbave në berberhane! Burrat e fisit i druheshin një atentati

2 Shkurt, 15:37 | Përditesimi: 2 Shkurt, 15:37

Shënjestër e atentatit në berberhanen në Rrilë të Lezhës, nuk ishte pronari, por një klient që ai po i priste flokët. Merando Nikulaj 21-vjeçar dyshohet se u plagos në këmbë por u largua dhe policia nuk e ka gjetur në asnjë spital. Ai është nipi i Ardian Nikulajt të vrarë 3 vite më parë në Shëngjin, pasojë e hakmarrjes me fisin Nikulaj. Atentatorët s’janë identifikuar, por në dështimin e planit të tyre ndikoi një polic që po qethej në berberhane, i cili iu kundërpërgjigj me armë.

    I.M/Shqiptarja.com