Hapet gara për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano, 392 mln euro nga buxheti, 15 kompani interes! Rama: Impakt në ekonomi, edhe bazë ushtarake të NATO

30 Korrik, 13:34

Gara për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Roma të Durrësit është hapur zyrtarisht dhe 15 kompani ndërkombëtare kanë shprehur interes. Nga Durrësi Kryeministri Rama e cilësoi si një nga projektet më të rëndësishme që do t’i japin një hov zhvillimi qytetit të Durrësit. Porti i ri tha Rama do ketë impakt edhe në sigurinë e vendit, duke përmendur ngritjen e bazës ushtarake detare të NATO-s.

      No videos found.