Hapja e negociatave për grup-kapitullin e parë, Rama: Shqipëria, lider në rajon në fushën e prokurimeve publike

19 Tetor, 13:02

Shqipëria është lider në rajon në fushën e Prokurimeve Publike. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në podcastin ‘Flasim’ gjatë bashkëbisedimit me ministren e shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Piredeni.

Teksa po komentonte çeljen e negociatave për grupkapitullin e parë, kryeministri Rama u ndal veçanërisht tek Prokurimet Publike. Kryeministri Rama solli në vëmendje raportin e SIGMA-s, duke thënë se vlerëson se Shqipëria ka performancën më të lartë në rajon në prokurimet publike.

    No videos found.