Harta e re gjyqësore, përfaqësuesit e Dhomës së Avokatisë: Do të ketë rritje shpenzimesh për qytetarët dhe të burgosurit, duhet të paguajnë rrugën e avokatëve

13 Qershor 2022, 14:48 | Përditesimi i fundit: 2022-06-13 16:46:10

Miratimi i hartës së re gjyqësore nga Këshilli i Lartë Gjyqësor ka nxitur reagime dhe nga dita e nesërme deri të premten, avokatët do të bojkotojnë proceset në të gjithë shkallët e gjyqësorit, përveç çështjeve për masa sigurie. Përfaqësues të Dhomës së Avokatisë folën për Report Tv duke treguar problematikat që sjell mbyllja e gjykatave për qytetarët.