Harta gjyqësore, avokatët bojkot edhe sot në 7 rrethe, kaos në disa gjykata të vendit! Me braktisjen e seancave të sigurisë rrezikohet lirimi i të arrestuarve

22 Qershor 2022, 11:49 | Përditesimi i fundit: 2022-06-22 18:24:57

Bojkoti i avokatëve pas propozimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor për hartën e re gjyqësore ka shkaktuar kaos në shumë gjykata të vendit. E sotmja do të jetë një ditë bojkoti në gjykatat e rretheve Shkodër, Lezhë. Durrës, Lushnjë, Vlorë, Gjirokastër dhe Korçë.