Harta gjyqësore/ Barjamaj: Sistemi i drejtësisë në kolaps, bëhen llogaritë sikur janë në Gjermani! Braho: Disa gjykata duhet të shkriheshin

14 Qershor 2022, 14:16

Miratimi i hartës gjyqësore nga KLGJ ka nxitur reagimin e Dhomës së Avokatisë që ka vendosur të bojkotojë gjyqet për 4 ditë, përveç seancave për masat e sigurisë. Avokati Ledio Braho dhe kreu i Dhomës së Avokatisë në Vlorë Durim Barjamaj ishin të ftuar në Report Tv, në emisionin “Sot Live në Shqipëri” nga And Kapxhiu për të folur rreth problematikave që sjell harta e re gjyqësore.