Hasani: Nga viti tjetër akademik 30 bursa për studentët e Luginës së Preshevës! Akomodim falas e mundësi punësimi nga Bashkia e Gjirokastrës gjatë verës

7 Mars 2024, 10:00 | Përditesimi: 7 Mars 2024, 16:51

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka zhvilluar një takim me përfaqësues të Këshillit Kombëtar Shqiptar të Luginës së Preshevës dhe universiteteve në Shqipëri. Ministri tha se duke filluar nga viti tjetër akademik 2024-2025, Shqipëria do të ofrojë 30 bursa në vit për studentët nga Lugina e Preshevës.

KT/Shqiptarja.com