Helidon Bushati: Ka indicie se po blihet vota! Rama në Shkodër do mbahet mend vetëm për punëtorët që do sjellë nga Bangladeshi! Pampuri: PS në delir që kërkon 20 mandate në Tiranë

2 Prill 2021, 23:16

Orjola Pampuri dhe Helidon Bushati me arsyetimin se qeveria ka dështuar në 8 vite nuk mund të kërkojë një mandat të tretë dhe se PS do të humb më 25 prill. Të ftuar në emisionin "Pa Protokoll" në Report Tv, Orjola Pampuri e renditur e 15-ta në listën e PD në Tiranë, tha se demokratët synojnë 19-20 mandate, ndërsa e cilësoi të paimagjinueshme që PS të kërkojë një mandat të 3-të pas 8 vitesh dështim. E pyetur nëse PD do të njoh rezultatin në zgjedhje nëse humb, Pampuri tha se është bërë gjithçka për ruajtjen e votës, madje edhe ndërkombëtarët po bëjnë thirrje për qytetarët që të mos e shesin votën dhe për këtë tha ajo në fund do të pranohet zgjedhja e qytetarëve.