Hetimet për 21 janarin, ish-ministri i Brendshëm Basha: Në dispozicion të SPAK, frikë duhet të kenë ata që shkelën ligjin

7 Nëntor, 10:26

sh-ministri i Brendshëm, Lulzim Basha flet për hetimet e SPAK për dosjen 21 janari. Basha thotë se deri më tani nuk është thirrur nga SPAK, por tha se është në dispozicion të drejtësisë.  

“Jo deri në këto momente, jo. Por unë në çdo rast jam dhe mbetem në dispozicion të SPAK. Është çështje detyrimi, Duhet të marrë fund epoka e imuniteti parlamentar, kur mbrohet pas imunitetit dhje për të mos u trajtuar i barabartë para ligjit.

A keni frikë se hetimet ju prekin edhe ju? Frikë kanë dhe duhet të kenë ata që kanë shkelur ligjin”, tha Basha.

    No videos found.