'Hetimori i Shëndetësisë'/ Dështon dëshmia e Beqajt, shtyhet për nesër! 9 orë debate mes PD e PS! Ish ministri-Vokshit: Më ke thënë hajdut, s'ta zgjidh dot hallin! Deputetja: Je i shkretë

12 Nëntor, 20:48

Komisioni Hetimor për koncesionet e sterilizimit dhe check-up dështoi të marrë dëshminë e ish-ministrit Ilir Beqaj i mbërritur në Kuvend nga qelia me pranga në duar. Për 9 orë me radhë PD dhe PS debatuan e ngritën tonet deri në ofendime pa gjetur gjuhën sesi duhet të flasë Beqaj i cili kërkoi dëshmi me vidoe e prova dhe opozitës që nuk e lejoi.

      No videos found.