Hetimori’ i Shëndetësisë, Vokshi: Rama i pashpirt, solli hajdutin dy metra me pranga dhe bëri show! Se rr*ajti fare

13 Nëntor, 23:37

Prej orës 10:00 të mëngjesit në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë vijon të mbahet peng dëshmia e Ilir Beqajt. PD kërkon të thirret kryeministri Rama e Vilma Nushi e nga ana tjetër deputetët e PS kanë hequr dorë edhe nga fjala. Asnjë prej tyre nuk po flet në komision, ndërkohë që deputetët e opozitës vijojnë të mbajnë fjalime.

Kryetarja Albana Vokshi tha se gjithçka ishte një show i Edi Ramës, që sipas saj solli në Kuvend hajdutin 2 metra me pranga dhe nuk e rr*ajti fare.

Ina Zhupa: Mos e fusni këtë komision në librat e zinj të progres raporteve, të historisë së parlamentarizmit dhe historisë së komisioneve hetimore, se do jetë edhe emri juaj atje. Mos të ketë referencë për mënyrën se si mazhoranca shkel çdo rregull dhe çdo të drejtë të opozitës. Mund ta shfrytëzojmë deri nesër afatin.

Albana Vokshi: Përfundimisht Rama e tregoi që është i pashpirt, bëri show, solli dy ditë një hajdut dy metra me pranga, as nuk e rr*ajti fare, as nuk e la. E bllokoi. E kuptoni sa i pashpirt që është , boll që të mbrojë veten e vet, kushërirën e vet, Vilmën dhe Ogertën. Këto ka porosi. Aq i pashpirt sa e hodhi këtë,. Mirë që e hodhi, se Veliajn e Belindën akoma po i mbron, e hodhi për 200 mijë euro dhe e solli këtu edhe me pranga për të mbuluar veten e vet. Sa i pashpirt mund të jetë njeriu që të shkojë deri këtu. Dy ditë e bllokoi që të mos fliste. Dy metra, hajdut dhe me pranga.

    No videos found.