Hetimori i Shëndetësisë, Zhupa: Ndreca ka uzurpuar Komisionin, një i pandehur po heton! Për të pyetur Beqajn duhet një ditë më vete

8 Nëntor, 11:37

Partia Demokratike është kthyer në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë me kërkesën për të shtyrë sërish afatin dhe për të pyetur edhe njëherë dëshmitarët që janë marrë në pyetje nga PS gjatë kohës që mungoi opozita. Deputetja demokrate Ina Zhupa akuzoi nënkryetarin Plarent Ndreca se ka uzurpuar komisionin dhe i kujtoi edhe që është marrë i pandehur nga SPAK.

Zhupa tha se duhet shtyrë afati i punimeve të Komisionit, pasi një ditë do të duhet vetëm për të marrë në pyetje ish-ministrin Ilir Beqaj.

    No videos found.