Hidhet rërë në aksin Lezhë-Milot, dyshohet aksidentale! Rrezik për drejtuesit e mjeteve

22 Nëntor 2021, 09:39 | Përditesimi: 22 Nëntor 2021, 09:39

Një sasi rëre është hedhur në rrugë duke u kthyer në rrezik për drejtuesit e mjeteve. Situata problematike është krijuar në aksin Lezhë-Milot pranë kryqëzimit të Ishull Shëngjinit në një gjatësi prej 50 metrash. Dyshohet se rëra të ketë rënë aksidentalisht nga ndonjë kamion i ngarkuar që ka kaluar në këtë aks.

r.k./Shqiptarja.com