Zgjedhet në Himarë, Ja çfarë ka ndodhur deri në orën 09:00

4 Gusht, 09:16 | Përditesimi i fundit: 2024-08-04 09:28:13

Vangjel Tavo apo Petro Gjikuria? 23 mijë e 74 qytetarë të Himarës janë thirrur t'i drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e ri. Tavo ka vetëm një sigël në krah, atë të PS, ndërsa rivali i tij Gjikuria, konkuron nën siglën e “Bashkë Fitojmë” të 10 partive opozitare, me në krye PD dhe PL, i propozuar dhe i mbështetur nga PBDNJ e OMONIA.