Himara zgjedh sot kryetarin e ri, Vangjel Tavo apo Petro Gjikuria? Në qendrat e votimit shkojnë votuesit e parë

4 Gusht, 07:56

23 mijë e 74 qytetarë të Himarës janë thirrur t'i drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e ri. Vangjel Tavo ka vetëm një sigël në krah, atë të Partisë Socialiste, ndërsa rivali i tij Gjikuria, është nën siglën e “Bashkë Fitojmë” të 10 partive opozitare, me në krye PD dhe PL, i propozuar dhe i mbështetur nga Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ) dhe të organizata minoritare OMONIA.