Himarë, i ndërtuan pa leje një javë më parë, IKMT shemb objektet në Palasë

5 Nëntor 2021, 11:09 | Përditesimi: 5 Nëntor 2021, 11:09

Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit Himarë në bashkëpunim me IKMT kanë ekzekutuar urdhrin për prishjen e objekteve pa leje në Palasë. Këto objekte ishin ndërtuar vetëm një javë më parë.

Në lidhje me këto ndërtimet pa leje Policia e Vlorës ka vënë nën pranga 11 persona dhe ka shpallur në kërkim investitorin e tri objekteve pa leje që po ndërtoheshin në fshatin Palasë, Dhërmi.

r.k./Shqiptarja.com