Hiqej si avokate dhe u merrte para qytetarëve, Prokuroria e Fierit çon për gjykim 60-vjeçaren

23 Janar, 11:16 | Përditesimi: 23 Janar, 11:16

Pas mbylljes së hetimeve Prokuroria e Fierit ka çuar për gjykim Klotilda Kolën 60 vjeçe, e cila hiqej si avokate dhe u premtonte qytetarëve zgjidhje të shpejtë të çështjeve ligjore, duke përfituar para nëpërmjet mashtrimit.

Kola e cila prej më shumë se 7 vitesh nuk është pjesë e Dhomës së Avokatisë në Lushnjë, nuk kishte licensë për ushtrimin e profesionit dhe as një zyrë avokatie në Lushnjë u denoncua nga një qytetare në shtator të vitit të kaluar. Kjo e fundit pretendonte se Kola i kishte marrë një shumë eurosh duke i premtuar përshpejtim të procesit në regjistrimin e pronës së saj.

Megjithatë kjo nuk ka qenë hera e parë që është denoncuar nga qytetarë të ndryshëm. Siç thuhet edhe në njoftimin e  Prokurorisë 'të mashtruar nga e pandehura në këtë procedim janë evidentuar 8 shtetas kryesisht qytetarë të Lushnjes dhe Fierit.'

A.A/Shqiptarja.com