Hoxha: Rusia luftë hibride në Ballkanin Perëndimor, e shpërndan përmes ‘satelitëve’! Dezinformimit rus i janë shtuar edhe portale në gjuhën shqipe

4 Dhjetor 2024, 10:52 | Përditesimi: 4 Dhjetor 2024, 10:52

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha në Komisionin e Dezinforimit u ndal te rreziqet që paraqesin kërcënimet hibride dhe veçanërisht ndikimi i Rusisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Hoxha e cilësoi përhapjen e kërcënimeve hibride si një sfidë serioze për sigurinë kombëtare dhe rendin demokratik. Si vend anëtar i NATO-s, ministri i Brendshëm thotë se Shqipëria ka prioritet madhor aftësinë për të parandaluar, kundërshtuar e për t’iu përgjigjur sulmeve hibride.

 

r.k./Shqiptarja.com