Hoxhaj: Shqipëria, mburoja jonë e sigurisë! Thaçi po mbahet padrejtësisht në Hagë, do kthehet fitmtar

20 Dhjetor, 14:31

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj në mbledhjen e përbashkët të dy Kuvendeve u ndal tek mbështetja e Shqipërisë për Kosovën. Hoxhaj tha se Shqipëria ka qenë mburojë sigurie për Kosovën, dhe zëri i saj në çdo institucion.

Hoxhaj foli edhe për fjalën e Ramës, ndërsa njëjtë theksoi se Hashim Thaçi e të tjerët po mbahen padrejtësisht në Hagë.

“Shqipëria ka qenë mburoja jonë e sigurisë, kur ne si popull u përballëm me gjenocid. Ky rikthim i imi në histori, e ka një qëllim, për të thënë faleminderit Shqipëri. Shqipëria nuk ka pasur vetëm një rol solidar, por rol vendimtar dhe mbështetës për Kosovën ne jemi mirënjohës për mbështetjen, për lobimin që ka bërë për njohjen ndërkombëtare të saj. Duke qenë dikush që ka qenë pjesë e procesit politik, kudo ku nuk kapur mundësi të flasë Kosova, ka qenë zëri i Shqipërisë dhe prania e Shqipërisë ka qenë edhe si përfaqësim i Kosovës. Mirënjohje Ramës edhe për atë çfarë tha sot në Kuvend, por edhe për atë se çfarë thotë dhe bën qeveria e shtetit shqiptar në mbështetjen zyrtare, politike dhe publike të kauzës së drejtë të Thaçit, Veselit, Krasniqit, Selimit dhe gjithë UÇK që padrejtësisht po mbahen në Hagë, të sigurt se do kthehen fitimtarë dhe faqebardhë”, tha Hoxhaj.

    No videos found.