Humbja e jetës së të rinjve nga COVID, mjekja Silvana Bala: Një nga shkaqet është neglizhenca

4 Mars 2021, 20:11 | Përditesimi i fundit: 2021-03-04 20:27:51

Shifrat e personave të prekur me COVID në vendin tonë vijojnë që të mbeten shumë të larta, ndërkohë që sot u raportua se kanë ndërruar jetë 20 persona. Prof. dr, shefe e Shërbimit Universitar 2 të Pneunomologjisë, Silvana Bala tha se aktualisht në këtë spital janë të shtruar 170 pacientë, nga 220 shtretër që ka spitali.

Duke folur për humbjet e jetës në moshat e reja, mjekja tha se një nga shkaqet kryesore është neglizhenca, pasi janë treguar mosbesues në rrezikshmërinë dhe gravitetin e sëmundjes.‘Për mjekun si të jenë pak sëmurë dhe si të jenë shumë sëmurë, situata është shqetësuese për këtë sëmundje e cila në karakteristikat e saj ka gravitetin dhe rrezikshmërinë që i sjell jetës së pacientit. Mund të flas për një situatë të vazhdueshme. Ne kemi 220 shtretër pacientësh, aktualisht sot ishin shtretër të zënë rreth 170. Por të mos harrojmë se për COVID 19 shërbejnë edhe 3 katër spitale të tjera COVID. Në këtë ditë ne dukemi pak më të qetë për urgjencat e rretheve dhe fluksin më të madh e ka COVID 1, 3 dhe 3. Nuk mund të rri pa cekur dhe moshat e prekura, ju e keni parë që COVID 19 nuk ka lënë pa prekur edhe moshat e reja. Rrezikshmëria ka ardhur tek pacientë që kanë pasur sëmundje shoqëruese, por pak nga këto që kanë humbur jetën kanë qenë mosha të reja. Ajo që është bërë shkak për humbjen e jetës së tyre është ardhmja me vonesë në spital për tu kuruar. Mos besimin që moshat e reja, sidomos kanë nga ecuria e klinikës së kësaj sëmundje, janë treguar të pakujdeshëm dhe mosbesuses në rrezikshmërinë dhe gravitetin e kësaj sëmundje.’- tha Bala.