Humbje e Kurtit, politologu në Report Tv: E papritur dhe e paralajmëruar njëkohësisht! Ka mbushur administratën me militantë, s'ka mbajtur premtimet

18 Tetor 2021, 23:04

Humbja e Albin Kurtit, për politologun, Bedri Islami ishte e papritur, po aq sa edhe e paralajmëruar. Në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo” në Report Tv , Islami tha se votuesit janë treguar të zgjuar që nuk kanë lejuar një pushtet partiak, qoftë në qeverisje qendrore ashtu edhe në vendore. Për këtë, Islami tha se Kurti, duhet të nxjerrë mësim.