Hysni Lepenica: Trimi që fluturonte mes plumbave

6 Maj 2021, 07:19

Hysni Lepenica ishte mësues, ushtarak, nëpunës shqiptar, udhëheqës çete dhe më tej komandant i Ballit Kombëtar gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai jetoi vetëm 43 vite, por jeta e tij ishte aq e ngjeshur me vepra patriotike dhe trimëri, sa, as propaganda e 45 viteve komunizëm nuk mundi t'ia zbehë shkëlqimin. Punoi për arsimin që në vitet e rinisë së hershme, mori pjesë në betejat për mbrojtjen e kufijve në jug e veri të vendit, kundër grekëve e serbëve, luftoi fort për reforma të thella në shoqërinë shqiptare, të viteve '30, përqafoi në politikë idetë social demokrate, dhe luftoi kundër fashizmit deri në frymën e fundit. Fundi tragjik i tij, u shënua në prag të nisjes së Luftës civile në Shqipëri, në shtator 1943, kur ai u vra në betejë, ndërsa donte t'i merrte materialin luftarak ushtrisë së kapitulluar italiane. Pse Enver hoxha dhe komunistët shprehën gëzim për vrasjen e tij dhe cili qe fati i familjes së tij pas vendosjes së regjimti komunist në Shqipëri. Një histori e lavdishme fitoresh e veprash patriotike e pasuar me persekutim për familjem dhe hedhje balte mbi figurën e tij.