I akuzuar për korrupsion se bleu vota për zgjedhjet e 25 prillit, arrestohet kandidati i LSI për Tiranën, Etjon Joka

16 Tetor 2021, 14:40

Etjon Joka, kandidati i LSI për deputet i Tiranë është arrestuar për korrupsion aktiv në zgjedhje, pasi akuzohet se ka blerë vota në favor të partisë së tij. Ndaj 32-vjeçarit ishte caktuar masa 'arrest me burg' në mungesë, ndërsa sot është vënë në pranga.