I dehur në timon, arrestohet 43-vjeçari në Durrës! Tentoi të korruptojë punonjësit e policisë për të shmangur testin e alkoolit

22 Janar, 08:57 | Përditesimi: 22 Janar, 08:57

Nga kryerja e testit të alkoolit rezultoi se ky shtetas drejtonte automjetin në gjendje të dehur, në masën 0.92 mg/l. 43-vjeçari akuzohet për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

A.M/Shqiptarja.com