‘I dorëzuam zonjës së drejtësisë shpatën’, Rama me asambletë socialiste: Morëm parasysh që mund të pres edhe kokat tona! Në 11 maj ne me shoqen fitore, ata me Noc Rrokun

28 Shkurt, 21:11 | Përditesimi: 28 Shkurt, 21:11

-Kryeministri Edi Rama nga takimi me asambletë socialiste të njësive 1, 2, Pezë, Ndroq, Vaqarr u ndal tek reforma në drejtësi, për të cilën tha se është meritë e PS.

Kryeministri theksoi se, shpata iu dha drejtësisë nga PS dhe u morë parasysh edhe fakti që mund të hetonte edhe nga radhët e saj.

‘Arsyeja tjetër pse duhet të jeni krenar është lufta kundër korrupsionit, e kemi bërë ne nëse s’do ta kishim bërë ne, do të duhet të na tregonin se kur ka ndodhur më parë kjo. Unë s’di që nga 1912 dhe deri pasi ne kaluam reformën dhe pasi u ngrit SPAK dhe GJKKO të jetë kap ndonjë person publik politik nga një prokuror dhe gjykatës, të jetë bërë hetimi dhe të jetë bërë dënimi, i lidhur ky person me ata që janë në qeveri. Këtë e kemi bërë ne, se kanë bërë të tjerët. Thonë po si e bëtë kur do kapeshin edhe njerëzit tuaj, sepse misioni i PS është të bëjë shtetin demokratik europian të shqiptarëve, kush merr përsipër të udhëheq duhet të marr përsipër të gjitha dhimbjet që ka një proces.

r.k./Shqiptarja.com