I kërkuar nga Italia si koka e një bande droge me vëllezërit, 34-vjeçari i shpëton edhe policisë në Krujë pasi iu gjetën në banesë 145 kg kanabis! Në pranga kryeplaku bashkëpunëtor

30 Tetor 2021, 11:21

145 kilogramë kanabis janë sekuestruar ditën e sotme në fshatin Nojë të Krujës, ndërsa u shpall në kërkim 34-vjeçari Bujar Sefa si dhe u arrestua kryeplaku i fshatit, Haxhi Murati, 66 vjeç. Sefa dhe Murati bashkëpunuan për kultivimin e kanabisit. 34-vjeçari rezulton i dënuar me 12 vite e 9 muaj burg në Itali për trafik kokaine dhe kanabisi.