I la një vend në grupin për reformat, Basha refuzon ftesën e Bardhit: Ne s’jemi për karrige, ju palçin sytë! Duam të drejtat e shqiptarëve

20 Mars, 20:20

Edhe pse nga komisionet hetimore u lanë jashtë, grupit të Lulzim Bashës iu rezervua një vend në komisionin ku do të diskutohet për ligjet dhe reformat që kërkojnë 84 vota. Madje ftesën që t’i bashkohen tryezës së dialogut me mazhorancën ia bëri Gazment Bardhi.

Por Basha e ka refuzuar menjëherë ofertën e Gazment Bardhit dhe grupit të Rithemelimit duke theksuar se PD nuk ka bërë betejë për karrige dhe për pazare, por për listat e hapura, për votimin elektronik, votën e diasporës dhe Shqipërinë një zonë zgjedhore. Përgjigjen Basha ia dha nga Kuvendi Zgjedhor i degës së PD, Durrës.