Në mbledhjen e Asamblesë Rama shprehu pakënaqësi për bashkitë ku PS humbi më 14 maj, si ajo e Kavajës
I pyetur nga gazetarja e Report Tv nëse ka pasur pakënaqësi për bashkitë e humbura në zgjedhjet e 14 majit, siç është e rasti i bashkisë së Kavajës?
Rama u përgjigj: Unë kam pakënaqësi për çdo gjë që bëj vetë, për çdo gjë që bën qeveria, për çdo gjë që bën Partia Socialiste, sepse pakënaqësia më ka çuar dhe më çon përpara dhe pa pakënaqësi do të thotë që nuk kemi më asgjë për t’i dhënë këtij vendi dhe shyqyr që kemi pakënaqësi dhe shyqyr që bashkëjetojmë me nevojën për të qenë të pakënaqur, sepse po ramë në vetëkënaqësi, atëherë nuk kemi më funksion.
-A ka patur persona që rrezikojnë të prishin unitetin e partisë?
Kryeministri Edi Rama: Është një këtu afër po nuk po e konsiderojmë si rrezik, sepse çdo procesi i duhet dhe një hudhër dhe shyqyr që e kemi.