I pandehur për shkelje të barazisë në tendera dhe ankande publike, Jonaid Myzyri paraqitet në SPAK

22 Janar, 12:02 | Përditesimi: 22 Janar, 12:02

SPAK e akuzon Myzyrin për një tender me vlerë rreth 2.2 milionë euro në vitin 2020 për mirëmbajtjen e segmentit rrugor rreth 59 kilometra Rrëshen (Ura e Fanit)-Shpal, Shpal-Qafë Bene-Hadroj dhe Shpal-Ura e Repsit. Tenderi është zhvilluar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar më 18 shtator 2020, proces në të cilin janë konstatuar shkelje të mëdha ligjore, të cilat KPP me kryetar Myzyrin i ka shpërfillur. 

A.M/Shqiptarja.com