-Edhe pse kërcënoi Ramën dhe këdo nga mbështetësit e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj që ishin para GJKKO, më 12 shkurt, kreu i PD Berisha u paraqit vetë me militantë e deputetët mbështetës sot paradite në kuadër të zbatimit të vendimit të Apelit të GJKKO-së që ka caktuar masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ në kuadër të hetimeve për Aferën Partizani
Qëndrimin me dy standarde, të cilin e ndryshon sipas leverdisë së tij dhe politikës së ditës e bëri edhe sot. Përsëriti kërcënimin ndaj Prokurorinë e Posaçme se do e shkrijë nëse fiton zgjedhjet e 11 majit.
Të njëjtën fat me bandat do kenë prokurorët e lidhur me bandat. Ky institucione nuk do ekzistojë. Një institucion jashtë çdo kontrolli duhet shuar me çdo kusht. Ky institucion s’mund të kontrollonte kurrë gjykatësit.

















