I zhdukur prej 2 javësh, biznesmeni Ruzhdi Hoxha gjendet i vrarë në Qafë-Mollë! Trupi i groposur në humnerë, u nxor pas disa orësh nga RENEA! Arrestohet si i dyshuar shoku i tij, i kërkuar në Itali për drogë

6 Nëntor 2021, 19:12 | Përditesimi: 6 Nëntor 2021, 19:46

Biznesmeni i inerteve në Kamëz Ruzhdi Hoxha është gjetur i vrarë në zonën e Qafë Mollës në Dajt, dy javë pasi ishte i shpallur i zhdukur nga familjarët e tij. Ruzhdi Hoxha ishte vrarë me armë zjarri dhe më pas trupi i ishte groposur për të humbur gjurmët. Për shkak se trupi është gjetur pjesërisht i dekompozuar, mendohet se Ruzhdi Hoxha të jetë ekzekutuar që ditën që është rrëmbyer, pra dy javë më parë.  Një ditë më parë është gjetur xhupi i tij me njolla gjaku dhe një shenjë plumbi i hedhur mes shkurreve në Qafë Mollë dhe më pas përmes nuhatjes së qenëve të policisë vetëm sot është gjetur edhe trupi i pajetë i mbuluar me zhavorr në Dajt.  

LR/Shqiptarja.com